Kaos në Malin e Zi: Shokët e skuadrës luftuan me njëri-tjetrin për goditjet e penalltive (VIDEO)

Rudari nga Pljevlja priti OFK Petrovac në një ndeshje që përfundoi me rezultat 0:1 për miqtë, të cilët shënuan golin e vetëm nga penalltia.

Ndodhi në minutën e 73-të kurlojtarët nga Petrovaci filluan të debatonin se kush do ta ekzekutonte penalltinë. Senegalezi Mamadou ishte shumë këmbëngulës, madje u përplas me një nga bashkëlojtarët e tij, gjë që u pa me mosbesim nga lojtarët e tjerë të ndeshjes.

Kishte vërtet skena të shëmtuara, ndaj reagoi kryearbitri dhe qetësoi gjithçka me dy kartonë të verdhë. /G.D albeu.com/