Surpriza në emision që përloti Manjola Nallbanin, Rudinën dhe gjithë publikun
“Megjithëse motra u bë nënë me fëmijë, zemra për vëllezerit hapur gjithnjë rri...” është një varg i këngës “Motrës sime”, nga dueti i famshëm i Edurt Jubanit dhe Bashkim Alibalit në Festivalin e Interpretuesve të Këngës.

Çfarë më mirë se një këngë të tillë mund të zgjidhte Eraldi, vëllai i Manjola Nallbanit për të shprehur mirënjohjen për njeriun e tij të dashur.

Anjëherë më parë nuk i kishte rënë rasti ta falënderonte publikisht Manjolën për kujdesin e saj të pashtërshëm sa herë ka pasur nevojë.

Jashtë skenës muzikore, jashtë profilit të saj artistik dhe profesional, sot Manjola Nallbani, nga studio e “Rudina” nuk i përballoi dot emocionet, sidomos pas një videomesazhi që i la i vëllai.

“Ne jemi një motër dhe një vëlla. Unë e kam më shumë se vëlla Eraldin, kujdesesha shumë për të. Ne kemi pasur një periudhë kur na u sëmur babai, i cili u paralizua dhe mua më ra një barrë më e madhe dhe më dukej sikur duhej të bëja dyfish. Tani është e kundërta, ai kujdeset për mua”,- tha këngëtarja.

Ndërkohë, Erald Nallbani përmes mesazhit të tij i shprehu mirënjohjen këngëtares për çdo gjë që ka bërë për të: “Faleminderit që më dhatë mundësinë të falenderoj time motër përpara kamerave dhe jo pas siç jam mësuar gjithmonë. Motra, ti për mua ke qenë dhe je, motër, nënë dhe shoqe. Më ke ndenjur pranë që kur kam qenë i vogël dhe tani që jam vetë prind.

Nuk mjaftojë 1000 faqe libri të shkruaj ato që kam për të thënë për ty. Të kam shpirt dhe të uroj gjithë të mirat e kësaj bote. Të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua”,- tha vëllai i këngëtares në videomesazh.

E mbetur pa fjalë, Manjola tha se i vëllai nuk kishte bërë ndonjëherë nga këto, është hera e parë: “Është shpirti im, nuk kam fjalë”, – tha ajo e përlotur: “Kam dy burrat më të shtrenjtë në jetën time. Faleminderit Zot që me ke dhënë dy burrat më të rëndësishëm të jetës sime, Sokolin (bashkëshorti) dhe Eraldin.”
Shtuar më 16/12/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori