Surpriza e Gracianos e bëri mamanë e tij të përlotej në mes të emisionit! (VIDEO)
Ditën e djeshme, në puntatën speciale të emisionit “E diell” ishin të ftuar balerini Graciano Tagani dhe mamaja e tij.

Gjatë bisedës në studio, mamaja e balerinit foli për të birin, duke kujtuar prapësitë e tij të mëdha kur kishte qenë i vogël.

Madje ajo përmendi rastin kur Graciano i kishte vënë flakën shtëpisë duke u përpjekur të ndizte fishekzjarre.

Sot, balerini kishte përgatitur një surprizë të bukur për të ëmën, të cilën e bëri të përlotej në mes të emisionit.

Në monitor u shfaqën foto e video të vjetra të tyret, si dhe një dedikim i veçantë që emocionoi të ftuarit dhe publikun.

Me sytë e mbushur me lot, mamaja e balerinit u shpreh se ishte shumë krenare për Gracianon.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme:

Shtuar më 06/01/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori