Serbia nxorri ushtrinë, Rama: Kosova ka zot, ka pas një aleancë të tërë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Serbi, ku kjo e fundit ka nxjerrë ushtrinë pranë kufirit me Kosovën, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, për reciprocitetin e targave.

Rama ka dënuar veprimet e qeverisë serbe dhe e ka quajtur si provokim nga ana e vendit fqinj.

Sipas tij, Vuçiç e bën për të nxitur serbët që jetojnë në Kosovë për trazira, por sipas Ramës, Shqipëria nuk është vend pa zot.

Kryeministri shqiptar, vuri theksin te aleancat ushtarake që qëndrojnë pas Kosovës, dhe shtoi se Serbia duhet të matet mirë para se të ndërmarrë veprime të pamenduara.

“Ma bënë këtë pyetje edhe sot, absolutisht jo, nuk kam ndërmarrë, por panorama është e qartë. Kosova ka të drejtë dhe kjo zgjidhet vetëm me dialog. Ajo që ka rëndësi është se edhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë që Kosova ka të drejtë. Në aspektin ushatarak…nuk është sepse Kosova nuk është një territor pa zot, dihet që pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake ndërkombëtare, është pakuptimë në aspektin ushtarak. Në aspektin propagandistik është provokativ, nxit serbët që jetojnë aty”, albeu.com.