Avion ushtarakë rusë pranë Alaskës, a hynë nëhapësirën ajrore amerikane?

Avionët luftarakë amerikanë përgjuan katër avionë ushtarakë rusë pranë Alaskës, njoftoi Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Përgjimi rutinë i avionëve rusë, bombarduesve strategjikë Tupolev Tu-95 dhe gjuajtësve shoqërues Sukhoi Su-35, u zhvillua të hënën, shpjegoi NORAD në një deklaratë të martën.

Operacione të tilla urdhërohen, kur një avion potencialisht armiqësor gjykohet se po afrohet shumë afër ose ka gjasa të shkelë hapësirën e tij ajrore.

Megjithatë, aeroplanët rusë mbetën në hapësirën ajrore ndërkombëtare, nuk e cenuan hapësirën ajrore amerikane apo kanadeze. NORD sqaroi se fluturimet ruse të këtij lloji bëhen shpesh dhe ato nuk konsiderohen si kërcënim, as një veprim provokues.

 


Shtuar 15.02.2023 07:48