Super-vila e Enrique Iglesias (FOTO LAJM)

Ndonëse lidhja 12-vjeçare midis Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova duket se është futur në një moment krize, këngëtari vazhdon të planifikojë të ardhmen e tij përkrah ish-tenistesh. Këtë e tregon investimi prej 28 milionë dollarësh i këngëtarit, për të blerë shtëpinë e ëndrrave, në të cilën është kujdesur që të ketë edhe një fushë tenisi për të dashurën e tij.

Ndërkohë, banesa rezidenciale e shtrirë në një truall prej 6 mijë metrash katrorë, në Sabal Palm Road pranë Miamit, përfshin dy kate banimi, palestër, pishinë e shumë ambiente të tjera të mrekullueshme.

Midis akseseve të kësaj vile ëndrrash, përfshihet edhe një mol i vogël, në të cilin mund të ankorohet jahti i Iglesias. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori