Super videoklip, niseni ditën me këngën më të fundit të Kidës dhe Mozzik (VIDEO)
Më në fund është publikuar kënga e re e Mozzik dhe Kidës, të cilët prej disa javësh na kishin paralajmëruar për këngën e re.

Tashmë pritja ka marrë fund dhe “PP” ndodhet në You Tube, ku ju mund t’i bëni play sa herë të doni.

Në fakt kënga duket mos të jetë edhe aq e panjohur, pasi Kida na ka prezantuar me refrenin e saj muaj më parë dhe më pas video bëri xhiron e rrjetit.

Ajo që na bën përshtypje përveç vokalit të artistëve është edhe fakti se kënga është jo pak po 6 minuta e 30 sekonda e gjatë dhe përbëhet nga dy pjesë: Paranojë dhe Pishmon.

Po ashtu, nuk mund të lëmë pa përmendur as paraqitjen e dy artistëve që si gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e dëgjuesve.

Kida, shfaqet me trendin më “IN” të momentit që janë gërshetat që i kanë dhënë mjaft hijeshi.

Dyshja ka rezervuar surpriza të mëdha, pasi do publikojnë edhe një tjetër bashkëpunim që e lajmëruan ditën e sotme.

Shtuar më 03/07/2020, ora 08:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori