Rikthehen sërish bashkë? Nita dhe Shpati kapen “mat” (VIDEO)

Me hyrjen e Shpat Kërlesit në shtëpinë e BBV, Nita Latifit iu zbulua historia e shkuar e dashurisë, që me gjasë nëse nuk do të kishte folur vetë për të, askush nuk do ta dinte.

Nita e pranoi vetë brenda shtëpisë së “BBV” që dikur është frekuentuar me Shpatin, por ai raport ishte mbyllur shumë kohë më para. Gjithsesi kjo romancë u prit deri ditën e fundit që të zhvillohej sërish brenda shtëpisë së famshme, por duket se po ndodh jashtë.

Dyshja janë fotografuar së fundmi teksa dilnin nga një kafene së bashku. Nuk dihet përse janë takuar apo nëse ka ndonjë rikthim në lidhjen e tyre.

@welcome_to_albania_2

Nitushi dhe Shpatushi??

♬ Дикая львица – ALEX&RUS