Super festë në fshat, brenda ditëlindjes speciale të Bes Kallakut (FOTO LAJM)

Bes Kallaku ka festuar 35-vjetorin e tij. Në një ditë speciale nuk kanë munguar urimet nga miqtë e tij, ndjekësit por dhe bashkëshortja, Xhensila.

Vetë Besi ka zgjedhur që me anë të disa fjalëve në llogarinë e tij të falenderojë të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit te tij e mbi të gjithë Zotin.

Nuk kishte se si të mungonte dhe një festë ashtu siç ia ka hija një aktori plot humor si Besi, i cili me krenari ka folur shpeshherë për Bubqin dhe dashurinë për jetën e fshatit.

Duke ndërtuar një atmosferë shumë të ngrohtë, me një fabul të qartë dhe shumë interesante, Besi ka festuar 35-vjetorin me njerëzit e tij më të rëndësishëm.

Në fotogalerinë e mësipërme gjeni pamje nga festa në fshat e ditëlindjes së Besit.
Shtuar më 21/11/2020, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori