Sulmohet këngëtari i famshëm, e grabisin me thikë në rrugë (FOTO LAJM)

Ish ylli i One Direction është përfshirë në një incident në Hampstead, Londër. Këngëtari, Harry Styles raportohet se grabit nën kërcënimin e një thike në ditën e Shën Valentinit.

26-veçari u kërcënua me thikë mesnatën e së premtes, sipas policisë, por nuk u lëndua pasi u dha grabitësve paratë që kishte me vete.

“Ai me të vërtetë arriti që ta përballojë situatën. I dha shpejt paratë grabitësit duke qëndruar vetë i qetë, si edhe hajduti. Kuptohet që pas largimit të tij, Harry ishte shumë i tronditur,”– tha burimi.

Në një deklaratë, policia konfirmoi se po hetonte incidentin.

“Jemi informuar me datën 15 shkurt për incidentin e ndodhur rreth orës 23:00 të 14 shkurtit,”- informoi policia. “U raportua se sulmuesi ishte rreth 20 vjeç. Ai iu afrua një burri tjetër dhe e kërcënoi me thikë. I sulmuari nuk u plagos, por atij i morën paratë.”

Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me incidentin.

Harry Style performoi mbrëmjen e së martës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Aëards, ku u nominua në dy kategori por që nuk fitoi në asnjërën.

Ndërsa vetë ende këngëtari nuk ka konfirmuar ngjarjen e ndodhur.

Shtuar më 19/02/2020, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori