"Sulltanesha Hyrrem" braktis serialin, përfundon në psikiatri
Meryem Uzerli, "sulltanesha" Hyrrem, e cila u bë e njohur nga seriali "Sulejmani i Madhërishëm" ("Muhtesem Yuzyil"), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.

"Jam keq. Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin", ka deklaruar aktorja, e cila mësohet se është shtruar në një klinikë rehabilitimi për shkak të problemeve me stresin.

Mësohet se aktorja ka humbur vetëdijen gjatë festimeve të episodit të 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Ajo është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore.

Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates, ndërsa familja është e shqetësuar, sepse ajo e ka të vështirë të përballet me stresin.

Nga ana tjetër thuhet se producentët e serialit kanë mbajtur audicione të fshehta për të gjetur zëvendësuesen e saj. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori