“Për fat nuk vdiqëm”, flet turisti italian në Zvërnec: Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar

Një prej turistëve italinë që ishte në jahtin i cili fundos në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zvërnec pasi u pëplas me një shkëmb nënujor është shprehur se personat që po udhëtonin shpëtuan për mrekulli.

Në bord ndodheshin 4 turistë italinë, mes tyre edhe një fëmijë.

Turisti ka treguar se ato ishin nga Sllovenia dhe se gjithçka kishte shkuar mirë deri sa ishin afruar në brigjet shqiptare.

“Skafi nuk kishte asgjë. U nisëm nga Sllovenia. Udhëtuam në gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe nuk patëm asnjë problem. Pastaj në orën 04:30 të mëngjesit ndodhi incidenti në brigjet e Shqipërisë. Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar, për fat të keq nuk ishin sinjalizuar dhe u goditëm. Por për fat të mirë nuk vdiqëm, vdiq varka. Ishim 4 persona, përfshirë një fëmijë”, tha turisti italian.

Policia informon se jahti drejtohej nga 61-vjeçari G.V, banues në Pavia, Itali. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.