Stresi uron mamanë e tij që nga burgu: Me shpirt jam pranë teje!
Pëlqej
Ditën e sotme, mamaja e Stresit feston ditëlindjen.

Por edhe pse ai i dedikoi një këngë nënës së tij në këtë Këngë Magjike, nuk do mundë dot të këndojë pasi është i burgosur që prej 17 tetorit, ku u arrestua në një dhomë hoteli, në të cilën iu gjet një armë pa leje dhe kokainë.

Megjithatë, mesnatën e djeshme, Stresi ka uruar të ëmën duke rishpërndarë këngën në Instagram:

“E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen!!! Megjithëse nuk jam parë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë. Ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam!” ka përfunduar Lushaj. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori