Stresi ka një sqarim për fotot me vajzën që mbushën rrjetin (VIDEO)

Prej disa ditësh në media po përflitet për krizën e martesës së reperit Stresi me partneren e tij, Keisin. Çifti hoqi çdo foto me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqen më në Instagram, ndërkohë që në rrjet filluan të qarkullojnë fjalë se pas ndarjes, Stresi është parë në shoqërinë e femrave të tjera.

Për këtë arsye, reperi vendosi të sqarojë njëherë e mirë gjithçka me një status në Instastory, ku tregon se vajzat me të cilat është parë kanë qenë vetëm fanse.

“S’guxon robi me dalë foto se ta bojn dashnore direkt. Fuck off. Mundeni me fol për sukseset e mia e jo për fanset. Turp t’ju vijë.”- shkruan i acaruar reperi krahas fotos së tij.

Gjithashtu, Stresi ka publikuar një video ku tregon se ndodhet mes vajzash, teksa ka nisur xhirimet e videoklipit të tij më të ri, i cili do të jetë një bashkëpunim me Don Phenom.

style="width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:177.778%;">
Shtuar më 23/07/2019, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori