Stresi heq dorë nga hashashi vetëm për fëmijën që do vijë në jetë
Pëlqej
Stresi është një nga reperët e njohur shqiptar, i cili është shumë aktiv në tregun muzikor dhe këngët e tij kthehen menjëherë në hite.

Siç dihet ai prej muajsh ka shpallur fejesën e tij me partneren që quhet Keisi dhe çifti pritet që shumë shpejt të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Së fundmi reperi u bë pjesë e pyetësorit të famshëm në Instagram dhe fansat e tij kishin mundësi që t’i bënin pyetje të ndryshme. Një nga ndjekësit e ka pyetur Stresin se kur ka ndërmend të lej hashashin, pasi siç dihet ai është një konsumues i rregullt i tij shkruan xing.al.

Këngëtari ka zbuluar se ka ndërmend të heq dorë nga pirja e hashashit në momentin që do të bëhet prind. Nuk dihet nëse Keisi është në pritje të ëmbël, por me siguri në momentin që do të bëhet baba, Stresi do e mbaj fjalën e tij.
Shtuar më 13/07/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori