Vlorën apo Durrësin? Rama ndan mendjen e zgjedh qytetin që do përfaqësojë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qarkun ku do të gëzojë mandatin e tij të deputetit nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se Rama ka zgjedhur mandatin e fituar në Durrës, duke lënë atë në Vlorë.

Kreu i qeverisë mori 15871 vota në qarkun e Durrësit, ndërsa u rendit i 8-i në listë.

Rikujtojmë se kryeministri Rama mori mandatin e 3 të nga shqiptarët me 74 mandate duke lënë larg PD e LSI.

LISTA E DURRESIT:

  1. Milva Konomi
  2. Alban Xhelili
  3. Jurgis Çyrbja
  4. Klodiana Spahiu
  5. Ilir Ndraxhi
  6. Rrahman Rrahja
  7. Lefter Koka
  8. Edi RamA
  9. Ana Dhamo

LISTA E VLORES:

  1. Pranvera Resulaj
  2. Anduel Tahiraj
  3. Vullnet Sinaj
  4. Anila Denaj
  5. Niko Kuri
  6. Ilir Metaj
  7. Damian Gjiknuri
  8. Edi Rama
  9. Teuta Rama. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.06.2021 17:30