Ambasadori italian: Shpresoj që deri në fund të këtij viti Shqipërisë t’i çelen negociatat

Nga Shkodra ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabricio Bucci, ka folur me nota pozitivi sa i takon integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Në një intervistë për mediat, ai ka deklaruar se Europa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit, pasi pa vendet e Ballkanit nuk ka një Europë të bashkuar.

Sa i takon hapave që duhet të ndjekë Shqipëria, ambasadori Buçi u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara, dhe ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në.

Italia është një nga vendet që ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe pret çeljen e negociatave gjatë këtij viti.

Ambasadori Bucci ishte prezent në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të javës italiane.

A mendoni se Shqipëria është gati për integrimin ?

Përgjigje: Unë mendoj se po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë dhe Europa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë nje qartësi për këtë zone, për Ballkanin.

Cilat janë hapat që duhet të merren ?

Përgjigje: Kur të nisin negociatat, duhet të përshpejtojnë disa reforma, kur hapen negociatat hapet rruga për dialog, për politikën, për Komisionin Europain dhe Shqipërinë. Janë reformat ne drejtësi, reforma kundër krimit te organizuar dhe nje sere reformash qe jane te hapura dhe Italia ka qenë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë ne çdo rast.