Stewart: Fund filmave, kam nevojë të marr frymë
Aktorja Kristen Stewart e cila bëri mjaft zhurmë në mediat rozë kohë më parë për shkak të një tradhëtie, kërkon të reflektojë për jetën e saj. 24-vjeçarja po promovonte filmin e saj të fundit me titull ‘Still Alice’ në një emision televiziv amerikan, kur tha se dëshironte të qetësohej dhe t’i përkushtohej pasioneve të saj.

“Dua të qëndroj në shtëpi tani sepse kam bërë shumë filma në dy vitet e fundit. Kam nevojë të marr frymë dhe të merrem me gjëra të tjera. Dua të pikturoj dhe të shijoj diçka tjetër”, deklaroi protagonistja e sagës ‘Twilight’. /albeu.com/

Shtuar më 27/01/2015, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori