Stërmbesa e Skënderbeut prezanton të vëllain (FOTO LAJM)

Sophie Kastriota njihet tashmë si një prej pasardhëseve të familjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Vajza 21- vjeçare është mjaft e talentuar në muzikë dhe në fushën e aktrimit. Sofia gjithmonë është shprehur krenare për origjinën e saj dhe është e pranishme në evente kombëtare e shoqëruar nga familja e saj, kryesisht në Kosovë.

Ajo ka prezantuar tashmë vëllain e saj Benjamin Kastrioti, me rastin e ditës së tij të lindjes. Gjaku i tyre rrjedh direkt nga djali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, nga Gjoni, nipi Ferrante dhe stërnipi Pardo dhe stërstërnipi Federico, transmeton Klanplus.

Ata janë gjenerata e 14-të e fisit të kastriotëve. Ata jetojnë në Brisbane të Australisë. Sophie ka treguar kohë më parë se nëna e saj është duke punuar për një film artistik mbi jetën e Skënderbeut, i cili ende nuk është publikuar.
Shtuar më 01/03/2019, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori