Dje u nis drejt burgut të Fierit, 14 ditë karantinë për Saimir Tahirin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua nga GJKKO me 3.4 vite burg dhe ditën e djeshme u nis drejt burgut të Fierit ku duhet të qëndrojë i karantinuar për 14 ditë për shkak të rregullave të pandemisë dhe më pas do të futet në qeli.

Rregulli i ri është që çdokush që futet në burg gjatë kësaj periudhe, duhet që të qendrojë 10 ditë deri në 2 javë i karantinuar në një ambient të institucionit para se të kalojë në qeli.

Tahiri është në gjendje të mirë shendetësorë dhe nuk ka probleme me koronavirusin, megjitatë do t’i duhet të qendrojë në një dhomë pa të burgosur të tjerë për 14 ditë. /albeu.com


Shtuar 10.02.2022 10:41