Këngëtari i
njohur korçar
Stefi Prifti ka shpërndarë ditën e djeshme një dedikim prekës për gruan e tij të ndjerë.
Bashkëshortja e tij, pedagogia e
njohur Marina
Prifti ndërroi jetë më 1 dhjetor 2015 pas një sëmundje të rëndë.
Dje ishte pikërisht dita e ditëlindjes së Marinës, e cila la pas bashkëshortin dhe dy vajza.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, në tokë a qiell, kudo që të jesh!”,-ka shkruar
këngëtari Prifti përbri një videoje ku tregohen momentet më të bukura të tyre.
Shtuar më 15/04/2017,
ora 09:59