Sqaroi romancën me Beartin, e pabesueshme çfarë i ndodh Teas brenda natës (FOTO LAJM)

Trekëndëshi Andit-Tea-Beart është kryefjala e medias rozë ditët e fundit.

Tea është ish-konkurrentja më e dashur dhe e ëmbël e cila doli nga "Përputhen" si çift me Andin. Por idealet që u ngritën për këtë "çift" u rrëzuan shumë shpejt kur në rrjet u publikuan fotot e Teas dhe një tjetër ish-konkurrenti, Beartit teksa putheshin në buzë.

Këto foto patjetër që tronditën gjithë publikun e sidomos fansat e "çiftit" të parë të programit. Ishte Bearti ai i cili konfirmoi i pari lidhjen e më pas Andi i cili u justifikua me arsyen se produksioni i ka detyruar të vepronin në këtë mënyrë.

Tea reagoi vetëm mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një video në kanalin e saj në Youtube duke konfirmuar lidhjen, por duke ndjekur logjikën e Andit të justifikimit.

Sipas saj produksioni si dhe vetë Andi ishin në djeni të lidhjes së saj dhe Beartit, por çdo gjë në program ishte e planifikuar dhe me skenar.

Por çfarë ka ndodhur mënjëherë pas publikimit të kësaj video? Njekësit e shumtë që kanë "pushtuar" Instagramin e Teas janë larguar dhe madje në numër i madh prej tyre.

Bëhet fjalë për 7 mijë ndjekës të cilët brenda natës i kanë bërë "unfollow" ish-konkurrentes së bujshme të "Përputhen" në një farë mënyre duke e braktisur.

Kujtojmë që pas daljes nga prgrami dhe shpërthmit të skandalit Tea kishte një rritje të ndjeshme të ndjekësve që duket se tani kanë ndërruar mendje./albeu.com/

Shtuar më 01/02/2021, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori