EMRAT/ Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën 2 persona

Orë e para të mëngjesit të sotëm,  te kryqëzimi i 21 Dhjetorit në Tiranë, ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, Luan Cenollari dhe Ali Bejo.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20,  në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin  E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 07:22