“Pas pak…”, Rama konfirmon ndryshimet në qeveri

Partia Socialiste do të mbledhë pas pak minutash Asamblenë Kombëtare. vetë kryeministri Edi Rama, ka njoftuar në Facebook, se në orën 17:00 do të jetë ai që do të mbajë fjalën hapëse përpara asamblesë.

“? Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar???”, shkruan Rama në Facebook.

Pas fjalës së Ramës, mbledhja do të mbyllet për mediat. Pritet që në mbledhjen e sotme të bëhet një analizë e gjërë e punës së çdo ministrie.

Ndëkrohë që pritet të ketë edhe ndryshime rrënjësore në qeveri të konfirmuara nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ministrat më pak të rrezikuaar janë ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ai i Brendshëm, Taulant balla (I emëruar pak muaj më parë), ndëkrohë që gjithë ministrat e tjerë pritet të kalojnë në sitë.

Disa nga ministrat/et do të shkarkohen për shkak se emrat e tyre gjenden në dosjet e SPAK, disa të tjerë pasi flitet se ndodhen në përgjimet e SKY, ndërsa ndonjë emër tjetër për shkak të performancës së dobët.

 


Shtuar 4.09.2023 16:37