Dybala-Juventus, vjen lajmi për rinovimin e kontratës

Sipas “TuttoSport” ka dritë jeshile për rinovimin e kontratës së Dybala me klubin e tij aktual, Juventus.

Në fund të muajit tetor pritet të vijë në itali agjenti i “ La Joya” për tu takuar me drejtuesit e klubit italian.

Agjenti i lojtarit pritet të aprovojë ofertën e re të Juventus-it të cilët këta të fundit i ofrojnë talentit argjentinas 8,5 milion euro në sezon dhe 1,5 milonë bonuse deri në vitin 2026.

Në shtëpinë e “zonjës së vjetër” ka optimizëm për arritjen e marveshjes midis dy palëve./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 10:39