Plagosja e trefishtë në Laprakë, vetëdorëzohet në Polici autori

Është vetëdorëzuar në Polici autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë.

Mbrëmjen e djeshme Altin Mergjushi plagosi me thikë tre persona në një lokal në Laprakë, Tiranë.

Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, ndërsa 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë.

Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë. Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për konflikte punësimi, ku autori ka qenë i punësuar në biznesin e të plagosurve

Burimet bëjnë me dije se Mergjushi njihet në zonë si përdorues lëndësh narkotike./albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 10:42

Tags: