Sot pati një dasmë mbretërore dhe Princesha u duk e mrekullueshme (FOTO LAJM)

Pëlqej
Princesha Eugene u martua sot me Jack Brooksbank në Windsor Castle.

Princesha është mbesa e Mbretëreshës Elizabeth dhe e nënta në linjë për fronin. Fustani i bardhë u dizenjua nga Peter Piloto, ndërsa kurora e smeraldë dhe këpucët nga Charlotte Olympia.

Meghan Markle veshi një pallto blu nate nga Givenchy që s’e hoqi në asnjë moment. Të gjithë mendojnë se është shtatzënë dhe s’u vëmë faj.

Kate Middleton dhe Princ William prekën duart gjatë ceremonisë. Një ndodhi e rrallë percjell Anabel.

Kur Jack Brooksbank pa nusen e tij me fustan të bardhë, i mahnitur, i tha “oh, zemra ime”, në sensin ‘zemra ime s’e përballon dot gjithë këtë që po ndodh.” Sa i ëmbël.
Shtuar më 12/10/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori