Çmimet e apartamenteve kapin “majat”, ekspertja tregon shifrat sipas zonave

Apartamentet në Tiranë pësojnë një rritje drastike të çmimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë në 6 muajt e parë të këtij viti indeksi i çmimeve regjistroi një rritje me rreth 40% ndaj një viti më parë.

Ekspertët imobiliarë e argumentojnë këtë fakt me rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit, karburantet por edhe taksat.

Ilda Zaloshnja eksperte imobiliare thekson se pavarësisht çmimeve kërkesa për të blerë mbetet e lartë.

Periferia mbetet më e favorshmja për sa i përket çmimeve të cilat variojnë nga 600 deri në 700 euro për metër katror. Ndërsa ndërtimet e reja në qendër të Tiranës janë më të shtrenjtat të lidhura me pozicionin por edhe cilësinë e ndërtimeve

Ekspertët imobiliarë presin që kërkesa për blerje në Tiranë të vijoj pavarësisht çmimeve.

Rritje kanë pësuar edhe Çmimet e qirasë kjo sipas agjentëve pasi kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të kaluar.

ÇMIMET SIPAS ZONAVE PËR M²

FRESKU 650-700 EURO
YZBERISHT 700-750 EURO
BRENDA UNAZËS 1300 EURO
QENDËR 4000-4500 EURO

Çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të kaluar.