Sot një vit më parë, Elvana rikthehet pas në kohë për ditëlindjen e saj

Elvana Gjata feston ditën e sotme ditëlindjen e saj.

Dhe pas rikthimit në Instagram, ajo ka vendosur që të rikthehet pas në kohë, ekzaktësisht një vit më parë kur për ditëlindje mendoi të bënte diçka ndryshe: një koncert të thjeshtë për të promovuar këngët e albumit të ri EP “3”, intim, por edhe spektakolar në mënyrën e tij të veçantë.

Në postimin e sotëm Elvana gjeti rastin të falenderonte sërish bashkëpunëtorët e albumit, Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, të cilët bashkë shkruajtën tekst e muzikë duke krijuar këngë që do të mbesin përherë në muzikën shqiptare.

Duhet thënë se këngët e këngëtares ishin të preferuarat e publikut, dhe mesa duket janë akoma. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2019, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori