Sot një divë, ndryshimi drastik i Jonida Maliqit vite më parë

Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.

Që pas sjelljes në jetë të djalit të saj Jonida ka qenë më pak produktive përsa i përket jetës muzikore.

E kemi parë nëpër juri konkursesh muzikor, por një këngë nga ajo na ka munguar, mirëpo në rrjetet sociale ajo ka qënë aktive.

Jo vetëm si këngëtare, Jonida Maliqin jemi mësuar ta shohim së fundmi edhe si blogere, e cila tërheq vëmendjen e ndjekësve me postimet e shumta në rrjetin social Instagram dhe sjell trende të reja për femrat shqiptare.

Mirëpo, me siguri Jonidën nuk keni për ta njohur në këtë pozë të vjetër të vitit 2000, plot 18 vite më parë.

Me flokët me baluke dhe të mbledhura pas koke, ajo shfaqet me mikrofon në dorë duke kënduar në festivalin e RTSH-së dhe bie qartë në sy ndryshimi i madh i këngëtares ndër vite.
Shtuar më 27/10/2018, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori