Sot një blogere me famë botërore, dikur shqiptaren e tallnin se vinte era djersë
Egreis Gjergjani është sot një blogere shumë e njohur në SHBA.

Por dikur atë e tallnin për djersën.

"Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës."- tregon blogerja.

"Mbaj mend një vajzë me emrin Samanta në gjimnaz që më kërkonte shpesh trokisja duart me të. Mendoj se e bënte këtë veprim që të ndjente erën e keqe. Unë ngrija dorën dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me shokët. Nëse po e shikon këtë Samanta, vafsh në djall!"- ka përfunduar Egreis. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2019, ora 20:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori