Sot finalja e "Miss Arbëresha", shqiptarja 17 vjeçare pretendente për kurorën (FOTO LAJM)
Pandemia Covid-19 nuk i ka ndaluar aktivitete e ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Njerëzit janë përpjekur t’i përshtaten një normaliteti të ri, duke sjellë një sërë eventesh të rëndësishme ashtu siç është dhe ‘Miss Arbëresha’ që po zhvillohet aktualisht në Itali.

Midis shumë vajzave që kanë garuar është dhe 17-vjeçarja Margherita La Regina. Ajo është studente e shkollës së mesme ‘V.Bachelet’ dhe ka marrë pjesë në këtë konkurs pasi i pëlqen të zbulojë dhe të jetojë përvoja të reja.

Forma se si mund ta mbështesë çdo shqiptar dhe jo vetëm është duke i dhënë ‘like’ fotos së mëposhtme në llogarinë në ‘Facebook’, për ta nxjerrë kështu vajzën me origjinë shqiptare në krye të garës, e cila është pretendetja kryesore.

Mes shumë pëlqimesh në foton e Margherita-s do të dalloni dhe komentet e ndryshme të cilat e komplimentojnë 17-vjeçaren për këtë nismë sa interesante dhe motivuese.

Finalja zhvillohet mbrëmjen e sotme dhe Margherita ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.
Shtuar më 04/09/2020, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori