Sot biznesmene, Rozana Radi: Kishte ditë kur nuk blija dot cigare
Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka zbuluar se në të vërtetë nuk është ashtu është përballur me shumë vështirësi.

Në një postim në Instagram, ajo rrëfen se jeta e përballi me dy humbje të mëdha në moshë të re, të nënës dhe babait, ndaj frika e vdekjes e ndjek kudo që nga ajo kohë.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado”- u shpreh ajo.

“Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë ti shijoj disa “gazetarë”. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj”.

“Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt,”- shkroi Rozana Radi.
Shtuar më 18/09/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori