Nis formimi i partisë bullgare në Maqedoninë e Veriut

Filloi iniciativa për formimin e partisë politike Rruga europiane nga ana e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut.

Nisma është e Aleancës së bullgarëve të Maqedonisë, lëvizje për bashkësi kombëtare dhe shpëtim.

Kryetari i shoqatës Dragan Cvetkovski tha se futja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë është nisma e tyre që në korrik të 2020. Siç tha ai, e kanë dërguar nismën deri te Kuvendi për zgjedhjen e deputetit të përbërjes ekzistuese, i cili do të angazhohet për bashkësinë bullgare. Por, siç tha, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Në tetor 2022 u dorëzua urgjencë e kërkesës, por as Kuvendi e as deputetët, sot e kësaj dite nuk na u përgjigjën. Duke u ballafaquar me faktin se deputetët dhe Kuvendi një vit e gjysmë nuk funksionuan, nevoja për formimin e subjektit politik të bashkësisë bullgare është e arsyetuar dhe e patjetërsueshme”, tha Dragan Cvetkovski, kryetar i AMB-DNES./Almakos