Sopranoja vdes në skenë duke interpretuar Verdin
Sopranoja Florencia Fabris ka ndërruar jetë pikërisht në skenën ku po performonte.

Teatri Colon i Buenos Aires raporton se 38 vjecarja është ndjerë keq në skenë, teksa këndonte Requiem-in e Verdit, por ka refuzuar të largohej nga skena.

Këngëtarja e re u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar një aneurismë në tru gjë që i shkaktoi vdekjen.

Teatri i Buenos Aires shpreh keqardhjen për këtë humbje të parakoshme, duke shprehur simpatinë e thellë për të dhe familjen. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori