Sonila tregon capkënllëqet e rinisë: Linim provimet për arsye madhore (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sonila Meço është një nga gazetaret shqiptare që gjithmonë është e mirëinformuar dhe e drejtpërdrejtë në reagimet që bën.

Jo vetëm kaq por ajo pëlqehet shumë nga publiku shqiptar dhe ka qenë kështu që në fillimet e saj të hershme shkruan Albeu.com.

Momentalisht Sonila ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë në asnjë ekran dhe se nuk ka vendosur asgjë për sa i përket vazhdimit të punës në televizion.

Sonila ka postuar këtë herë në Instagram një fotografi të shumë viteve më parë me një shoqen e saj dhe ku ka treguar se edhe ajo i ka lënë provimet por sipas saj për "arsye madhore".

Epo s'qënkemi të vetmit. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori