Sonila Meço zbulon se kur do ti rikthehet ekranit televiziv
Pëlqej
Me largimin e gazetarit Sokol Balla nga emisioni “Top Story”, të shumtë kanë qenë gazetarët që u përfolën se do të drejtojnë këtë emision. Një ndër emrat ishte dhe ai i gazetares Sonila Meço. Ajo është tërhequr nga ekrani televiziv që para dy vjetësh kur u mbyll edhe “Agon Channel”.

Pas lajmeve të shumta në mediat online se Sonila do të marr drejtimin e “Top Story”, gazetarja ka vendosur të reagojë me anë të një postimi në “Facebook”.

“Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme dhe rëndësishme në vend. Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga mbyllja e Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg kazanit, në rastin më të mirë, ose median e regjimit, në rastin më të keq. Andaj, rikthimi im, kurdo ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as kazan e as media regjimi”, shkruan Sonila Meço duke i dhënë fund zërave për një rikthim në “Top Channel”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori