Sonila Meço tregon një kujtim nga jeta e saj në të cilin Alketa kishte shumë gisht
Në një intervistë për “Why Not”, Sonila Meço u pyet në lidhje me disa nga figurat më të njohura të ekranit, ku i duhej të tregonte një histori me secilin prej tyre. Përsa i përket Alketës, Sonila u shpreh se “falë saj ka kujtimin më interesant të jetës”.

“Alketa më ka dhënë kujtimin më interesant të jetës sepse Drini, bashkëshorti im, është natyrë krejt e kundërta ime; është natyrë introverse, flet pak, më shumë vëzhgon, është i qetë, jo impulsiv. Më kujtohet atëherë që Alketa bënte një program, s’më kujtohet titulli, por ka qenë një program me surpriza. Ideja ishte që të më bënin një surprizë mua. Kishin telefonuar bashkë me Vera Grabockën Drinin.

Unë asokohe punoja në Vizion Plus. Kishin përgatitur që kur të hyja në studion e lajmeve, të gjeja tullumbace etj etj. Më thonë që të shihja prompterin, 5 minuta para se të fillonin lajmet. Atje ishte një letër që Drini më kishte shkruar. U përlota. Mendova se mbaroi, por jo. Kishin një muaj që përpunonin Drinin që të vinte në studio. Dhe Drini për herë të parë dhe të fundit në jetë erdhi. Bëmë një intervistë dyshe. Më kujtohet që hyri i tharë dhe doli tërësisht qull në djersë. Kur dolëm më tha, ‘Të paktën, e quan një provë dashurie këtë?’.”

Sonila dhe bashkëshorti i saj, Drini Jasa, u njohën në televizion, por ishte një njohje krejt e pazakontë. Meço njihet si një nga folëset më të sakta të edicioneve informative dhe ishte pikërisht kujtesa e pagabueshme e saj çfarë e bashkoi me Drinin.

“Çuditërisht, kisha vetëm një javë që kisha nisur emisionin [Eurobar në TV Klan, 2000], kur më afrohet një djalë, i cili ishte përgjegjës transmetimi në atë kohë, shumë simpatik dhe më thotë ‘kam ardhur të zbuloj ku e ke prompterin’.”

Për shkak të rrjedhshmërisë së saj në emisionin sportiv në TV Klan atë vit, Drini ishte bërë kureshtar të dinte nëse ajo i lexonte diku ato që thoshte. Por pasi kishte parë që nuk kishte prompter, ai i tha:

“Atëherë del dikush dhe vendos tabelën. Është e pamundur që ti ta mbash mend. Dhe gjeje çfarë, unë prompter nuk përdorja, por ai djalë do të bëhej bashkëshorti im," tregoi Sonila në një intervistë në In Life në 2016-n.

Sonila dhe Drini janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të një vajze, Amaris.

Shtuar më 02/03/2020, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori