Soni Malaj tregon kush e meriton t'a fitojë "Këngën Magjike"
Mbrëmjen e sotme po mbahet nata finale e festivalit “Kënga Magjike”.

Artistë shqiptarë dhe jo vetëm, do të ngjiten në skenën e madhe për të dhënë performancat e tyre dhe për t’i dhuruar publikut një mbrëmje magjike.


Një nga artistët që sapo performoi është , Soni Malaj, e cila ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër në prapaskenë.

E pyetur nga gazetarët se kush meriton të fitojë Soni u përgjigj: “Të gjithë e meritojnë sepse secili ka sjellë më të mirën e vet”.

Kujtojmë se këtë vit festivali zhvillohet nën moton “Këndo për të ndërtuar”.

Paratë që do të fitohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmetet. /iconstyle
Shtuar më 07/12/2019, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori