Soni Malaj merr një dhuratë qiellore (FOTO LAJM)

Soni Malaj ka marrë dhuratën më të bukur që mund të marrë një femër nga partneri i saj dhe me shumë siguri dhe ajo nuk mund të priste më shumë.

Në galaksinë tonë, sot ndodhet një yll i cili mban emrin e saj, Sonja Malaj dhe kjo falë iniciativës të partnerit të saj, Kevin.

E çfarë mund të presë më shumë një femër?!

Soni më e lumtur se kurrë nuk ka harruar që ta ndajë këtë lumturi me fansat e saj të cilët e kanë uruar dhe përgëzuar Kevin.

“Tani hapësirës iu shtua edhe një yll, “ylli im” – shkruhet pranë certifikatës së Sonit.

Tashmë në hapësirë ndodhet dhe një yll me emrin tim. Nuk mund të dëshiroja një dhuratë më të bukur #love #gift” – shkruan Soni në profilin e saj pas kësaj fotoje.

Soni dhe Klevi po jetojnë të lumtur dashurinë e tyre disamujore. Pak javë më parë, këngëtarja tha se së shpejti ajo dhe Klevi do të nisin të jetojnë bashkë./albeu.com/

Shtuar më 20/11/2016, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori