Jep dorëheqjen “Safet Gjici” i Australisë

Senatori i Partisë Liberale të opozitës në Australi ka dhënë dorëheqjen nga partia, pas akuzave për ngacmime seksuale ndaj kolegeve të tij.

Akuzat për ngacmim seksual ndaj senatorit liberal, Davis Vann, kanë gjenezën e tyre që prej viti 2021.

Pas një hetimi tre vjeçar rezultoi se politikani ka ngacmuar sekualisht një në tre nga punonjësit e parlamentit Australian. Pavarësisht se dha dorëheqjen nga PartiaLiberale, Davis do të vijojë të angazhohet në politikë si një senator i pavarur.

Skandali seksual i ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjici

Kujtojmë se të premten, 16 qershor, plasi skandali me videon erotike të kryebashkiakut të Kukësit, i cili po kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me një grua.

Pas qarkullimit të videos Gjici dha dorëheqjen, ndërsa tha se kishte rënë në kurth. Gjithashtu ai u shkarkua nga qeveria shqiptare.

Videoja ishte filmuar në datën 6 qershor, rreth orës 16:00, teksa nuk dihet ende si dhe nga kush u publikua.

Menjëherë pas lajmit, Prokuroria e Posaçme nisi procedim penal për Gjicin. Ndërkohë, sipas nenit 105 të Kodit Penal kryerja e e marrëdhënieve seksuale duke shpërdorur raportet e vartësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet./albeu.com/