Solli në jetë një vajzë, Jonida Vokshi merr bebushen në shtëpi

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë vetëm para pak ditësh. Jonida solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin Emi.

Dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e saj, ndonëse kanë publikuar shpesh momente pranë vogëlushes.

Së fundmi, Jonida bashkë me vogëlushen e saj kanë shkuar te gjyshja dhe ambienti që kanë gjetur kanë qenë vërtetë i ëmbël.

Mamaja e Jonidës e ka pritur të voglën me tullumbace dhe zbukurime, duke i uruar mirëseardhjen të voglës së saj. Ajo ka vendosur dhe një krevat për Emin. “Ja si na pret gjyshja”, ka shkruar Jonida krahas një fotoje të publikuar në Instagram.

Shtuar më 21/06/2020, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori