Solli në jetë një vajzë, Emina i tregon botës krenarinë për Shqipërinë

Supermodelja Emina Çunmulaj as këtë herë nuk është kursyer me fotografitë e vajzës së sapolindur.

Tashmë pjesë e shtëpisë është bërë edhe bebushja Mia Soraya.

Ajo postoi pak më parë një fotografi të Ella-s dhe Mia-s, nga ato që vlejnë sa 1000 fjalë.

“Bota ime! Tani ju do ta keni njëra-tjetrën përgjithmonë. Lum motra për motër. Ella Faria ka rënë në dashuri me Mia Soraya-n”, shkruan Emina në postimin e saj në Instagram.

“E vogla ime, të premtoj që do të të rrisë me vlerat që u rrënjosën tek unë nga nëna ime. Të premtoj që do të ta kujtojë gjithnjë vendin nga vjen mami yt dhe sesa krenare jam për këtë fakt. Kultura është gjëja më me vlerë që unë kam dhe do të punoj që ti dhe Ella të qëndroni në kontak me kulturën dhe traditën shqiptare”, shkroi ajo pak kohë më parë teksa u shfaq e veshur me kostum tradicional. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2018, ora 22:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori