Solli në jetë një djalë, moderatorja sjell videon e veçantë (VIDEO)
Moderatorja e njohur Jona Spahiu ka sjellë në jetë djalin e saj.

Ajo i ka vënë emrin Raiden, të cilin siç shpjegon vetë moderatorja e ka zgjedhur halla e tij.

Video përmban momente nga mbërritja në spital, dhoma e bebit dhe momentet kur Frenkli dhe Jona e mbajnë në krahë për herë të parë. “Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës.

Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri”,-ka shkruar Jona. Kujtojmë se fëmija i parë për Jonën dhe Frenklin erdhi në jetë në datë 17-të.
Shtuar më 22/09/2018, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori