Abazoviç: Milatoviç është presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar Jakov Milatoviç, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“E përgëzoj Milatoviçin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar”, ka shkruar Abazoviç në kanalin Telegram.

Kryeministri shtoi se Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur.

“Ne do të punojmë së bashku për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik”, tha Abazoviç.

Milatoviq mundi bindshëm kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.