Solidarizohet edhe "Klanifornia", çfarë do të ndodhë me spektaklin këtë javë (FOTO LAJM)

Spektakli i humorit "Klanifornia" nuk do të mbahet këtë javë për shkak të situatës që po kalon vendi.

Stafi i këtij programi është solidarizuar me të gjtihë ato që po kalojnë një traum kaq të madhe.

Njoftimi e ka dhënë me anë të një stastusi në Facebook aktori i këtij programi Jul Deda.

"Stafi i “Klanifornia”, ashtu si çdo shqiptar, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura në këtë tragjedi. Shpreh solidaritet për të gjithë ata që po kalojnë një traumë kaq të madhe. Shpreh falenderim për këdo që, me vetëmohim, po lufton me rrënojat për të shpëtuar jetë njerëzish. Shqiptarët kudo që ndodhen, sot janë bashkë më shumë se kurrë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t'ia dalë mbanë!

Për respekt të jetëve të humbura, familjarëve të tyre apo njerëzve që janë prekur nga kjo tragjedi, kemi vendosur anullimin e shfaqjes këtë javë, me urimin dhe shpresën, që duartrokitjet dhe të qeshurat tuaja të kthehen në lutje dhe gjithçka të marrë fund sa më shpejt.
Ju duam!’ ka shkruar në postimin e tij Deda.

Shtuar më 28/11/2019, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori