Sokol Balla shkon në Vizion Plus, reagon Turjan Hyska (FOTO LAJM)

Pas largimit të gazetarit Sokol Balla nga Top Channel dhe vendosjes së tij në një pozicion të ri, atë të drejtorit ekzekutiv në Vizion Plus, kanë nisur dhe reagimet e para.

Moderatori i njohur Turjan Hyska përmes një postimi në rrjetet sociale, duket se ka mbështetur lëvizjen e bujshme të Sokol Ballës nga Top ChannelVizion Plus.

Hyska ka shkruar “Ku ka lëvizje, ka zhvillim!” që më tepër se një status i zakonshëm në rrjetet sociale, postimi i moderatorit të emisionit “ Oktapod” në Vizion Plus duket si një urim mirëseardhje për drejtorin e ri, Sokol Balla.

Balla, natën e ndërrimit të viteve konfirmoi zyrtarisht largimin e tij nga Top Channel dhe sipas burimeve sapo ka filluar punën si drejtor ekzekutiv në Vizion Plus. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori