Sokol Balla i zë vendin Rudina Xhungës në Vizion Plus
Gazetari dhe moderatori i njohur Sokol Balla, qe u largua sëfundmi nga Top Channel për në Vizion Plus, ditën e sotme ka marrë edhe pozicionin e tij të ri ashtu si edhe ishte paralajmëruar më parë edhe në media.

Burime të IMALbania thonë se Balla është prezantuar si drejtori i ri ekzekutiv. Përveç kësaj, Balla do të moderojë edhe një emision politik, të ngjashëm me “Top Story” në Top Channel.

Ende nuk dihet si do të quhet programi, por dimë se të hënave dhe të enjteve në 21:00, ekranin e Vizion Plus do ta zërë Balla.

Më parë, të hënave transmetohej emisioni i Rudina Xhungës, “Dritare”. Xhunga vendosi të largohej nga Vizion Plus pak ditë më parë, duke mos deklaruar shkaqet pas vendimit. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori