5 gjigantë evropianë janë të interesuar për Milinkovic-Savic

Sergej Milinkovic-Savic po kalon një sezon të mrekullueshëm te Lazio, duke shënuar 8 gola dhe 8 asistime në 23 ndeshjet e Serie A të luajtura deri më sot.

Mesfushori serb është një nga arsyet kryesore pse skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri po lufton për të hyrë në garat evropiane dhe puna e tij e mirë e ka vendosur atë në radarin e disa gjigantëve evropianë.

Konkretisht, sipas La Gazzetta dello Sport, deri në pesë skuadra të mëdha janë në radhë për të provuar të bindin Milinkoviç-Savic për sezonin e ardhshëm. AtO janë PSG, Manchester United, Juventus, Milan dhe Inter.

Gjithsesi, të gjithë e dinë se Lazio nuk e ka ndër planet që ta lërë të largohet pa arritur më parë në arkat e tyre rreth 80 milionë euro.

Në moshën 26-vjeçare, Milinkovic-Savic është në momentin më të mirë të karrierës së tij, gati për të qenë gur themeli i një skuadre që lufton për të gjithë titujt dhe kontrata e tij aktuale me Lazion skadon në qershor 2024. /albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 18:58