Sofia e Arjan Çanit lë emisionin
Modelja Andonia Dobi, e ashtëquajtura Sofia, ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

Bukuroshja 19-vjeçare u bë pjesë e stafit të “Zonë e Lirë” në prill të këtij viti, pas largimit të Romina Alkut.

Revista "Who" ka bërë publike arsyen se përse nuk do jetë e pranishme në muajt pasardhës.

“Këtë verë do të jem jashtë Shqipërie, pasi më ka bërë ofertë pune një agjenci mode në Milano. Për momentin mendoj të zhvendosem atje për sezonin e verës, më vonë nuk i dihet”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori